Akademia Franceze, autoriteti që ka diktuar rregullat e gjuhës franceze për shekuj me radhë, ka dekretuar se Covid-19 është emër femëror. Në frëngjisht, ashtu si edhe në italisht, çdo emër ka një gjini. Tashmë Akademia Franceze ka shpallur se “Covid-19” është një emër i gjinisë femërore.

Shpjegimi i akademisë autoritative është se Covid është akronim për sëmundjen e virusit korona dhe akronimet marrin gjininë e emrit që “përbën thelbin e frazës së të cilës është shkurtimi. Ose, në frëngjisht, ‘the maladie’.

“Përdorimi i femërores do të ishte e preferueshme”, njoftoi Akademia në një direktivë të publikuar në uebsajtin e saj në kategorinë “përdorimi i saktë”.

Po ashtu, edhe “Quebec Office of the French Language” gjithashtu rekomandon përdorim të femërores. edhe Akademia Mbretërore Spanjolle ka publikuar një guidë të ngjashme ku citohet e njëjta logjikë gramatike. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re