Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar, pas takimit në Ankara me homologun e tij izraelit, Benny Gantz, ka deklaruar se zhvillimi i marrëdhënieve midis Turqisë dhe Izraelit do të lehtësojnë gjetjen e zgjidhjeve për çështjet e kontestuara.

“Ne besojmë se rritja e bashkëpunimit dhe dialogut tonë dypalësh do të lehtësojë edhe zgjidhjen e disa çështjeve për të cilat kemi mosmarrëveshjeve, veçanërisht për Palestinën”, tha ministri Akar në konferencën e përbashkët për media me ministrin Gantz.

Vizita e ministrit izraelit në Turqi është e rëndësishme pasi është vizita e parë e një ministri izraelit të mbrojtjes në më shumë se një dekadë.

“Turqia dhe Izraeli janë aktorë të rëndësishëm në rajonin tonë. Në të njëjtën kohë, kemi lidhje serioze dhe vlera të përbashkëta midis Turqisë dhe Izraelit, si historike ashtu edhe kulturore. Dua të them se si Turqia zhvillimi i marrëdhënieve dhe bashkëpunimit tonë me Izraelin, veçanërisht në fusha të tilla si mbrojtja, siguria dhe energjia, do të çojë në zhvillime të rëndësishme në lidhje me paqen dhe stabilitetin rajonal, si dhe do të japë një kontribut të rëndësishëm”, tha Akar.

Ministri turk e përshkroi takimin “produktiv”, gjatë të cilit, siç tha ai, kanë shprehur qartë “kërkesat e politikës sonë, çështjet që lidhen me politikën tonë, opinionet, vlerësimet dhe ndershmëritë tona”.

Ai gjithashtu tha se gjatë kësaj vizite “shumë të rëndësishme”, të dy shkëmbyen mendime se çfarë mund të bëhet në drejtim të zhvillimit të mëtejshëm të stabilitetit, bashkëpunimit dhe sigurisë në rajon.

Gjatë dy viteve të fundit, Turqia dhe Izraeli kanë ndërmarrë hapa për të normalizuar marrëdhëniet e tyre të tensionuara, ndërsa në muajin gusht dy vendet ranë dakord të rivendosin lidhjet e plota diplomatike dhe të ri-emërojnë ambasadorë dhe konsuj të përgjithshme pas ndërprerjes 4-vjeçare.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re