Skip to content

“Akoma s’ke vdekur”, babai i 23 vjeçares që humbi jetën në spitalin e Vlorës i përgjigjet ish-gruas: Ajo i la në rrugë, jam gati të shkoj te çupa nëse ..

Babai i 23-vjeçares, që humbi jetën tragjikisht në Spitalin e Vlorës, i është përgjigjur nënës së vajzës duke mohuar kategorikisht që ai e kishte dhunaur apo e kishte martuar mezor kur ishte 17 vjeçe.

Nëna e vajzës u shpreh se babai nuk pyeste për ta dhe se kur e merrte në telefon i thoshte duke i “Akoma s’ke vdekur”.

Në një lidhje të shkurtër telefonike në BalkanËeb, babai i vajzës tha se i ka rritur dy fëmijët me shumë vuajtje, ndërsa shtoi se nëse ai e ka martuar me zor, apo i ka thënë ato fjalë në telefon, është gati të shkojë pranë saj.

“E kam kaluar me hidhërim shumë të madh humbjen e çupës sime. Në qoftë se një baba dëshiron të humbasë një fëmijë, që e rrit me vuajtje e halle, që vetëm Perëndia e di si i kam rritur ato fëmijë, kur nëna i la në rrugë, më thoni ju se si. Unë nuk e kam detyruar atë çupë të martohet me dhunë kurrë. Nëse e kam bërë këtë, do t’i vete afër asaj, që tani. Kam ndenjur vetë pa bukë për ata fëmijë, e di mirë nëna e tyre. Kam punuar në llac e kudo, që të rrisë ata fëmijë. Nëse jam prind i keq, jam gati t’i vete afër çupës sime”, tha i ati i të ndjerës.

(E.H/Faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb