Akrepat vranë tre persona në qytetin Aswan në jug të Egjiptit, ndërsa qindra prej tyre kanë probleme shëndetësore nga pickimet e tyre, sepse u shpërndanë në rrugët e qytetit pas një stuhie të fortë, shkruan BBC.

Akrepat plagosën rreth 450 njerëz, tha një zyrtar i ministrisë egjiptiane të shëndetësisë.

Stuhia e ndjekur nga breshër dhe bubullima në zonën pranë lumit Nil të premten ishte veçanërisht e fortë.

Akrepat përgjatë Nilit sillen rregullisht në rrugë nga reshjet e dendura dhe nganjëherë pranë tyre gjenden gjarpërinjtë.

U dërguan doza të reja antidoti

Doza shtesë të antidoteve u dërguan në klinikat në fshatrat afër maleve dhe shkretëtirave dhe u vendosën mjekë shtesë.

Autoritetet u kërkuan banorëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin zonat me shumë pemë.

Ato rrallë janë kërcënuese për jetën

Pickimet e akrepave rrallëherë janë kërcënuese për jetën, por fëmijët e vegjël dhe të moshuarit kanë rrezikun më të lartë të pasjes së komplikimeve serioze, sipas institucionit shëndetësor të SHBA-së Mayo Clinic.

Vetëm rreth 30 nga rreth 1500 lloje akrepash mund të vrasin një njeri.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re