Skip to content

“Aksesi tek krimi më lehtë se një rimbushje telefoni”, Hoxha ngre alarmin për të rinjtë shqiptarë: Thonë ‘shiko “filanin” si u bë i pasur, të bëhemi edhe ne ashtu’

Ish kreu i FRPD, Lisandër Hoxha ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në studion e emisionit “Të Vaksinuarit” në Fax News ku mes situatës politike të vendit, ka folur edhe për gjendjen e të rinjve shqiptarë.

Hoxha u shpreh se raporti i DASH nuk kishte treguar asgjë që shqiptarët nuk e dinin.Duke vijuar më tej, politikani demokrat shprehu shqetësim për rritjen e kriminalitetit tek të rinjtë shqiptarë, gjë të cilën këta të fundit e shohin si mjet të vetëm pasurimi.

Lisandër Hoxha: Nuk është se ka ndonjë gjë të re. Nuk është se DASH ka bërë gjetje të re, janë gjëra që ne i kemi thënë gjithë këto vite. Është një shtet mik i cili ka standartet më të mëdha demokratike. Por këto gjëra i kemi ditur ne dhe i kemi thënë. Ata nuk i bëjnë për ne këto raporte por për bizneset amerikane. Kësaj rradhe kanë folur troç.

E dini se çfarë ka ndodhur në Shqipëri?

Është krijuar perceptim si model suksesi kriminalizimi i të rinjve të cilët e shohin si mundësi suksesi vetëm drogën. Thonë ja shiko “filanin” si u bë i pasur, pse të mos bëhemi edhe ne ashtu.

Aksesi tek krimi për të rinjtë është bërë më e lehtë se një rimbushje telefoni. Vetëm krimet ndaj jetës për 3 mujorin e 2021 po të krahasohen me vitet e fundit dhe të analizosh grupmoshat sesa të rinj lëvizin me armë me vete.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb