Skip to content

“Akset rrugore në vend jo në standartet e BE”, Softa: Duhet ndërgjegjësim nga policia në media


Eksperti i sigurisë Fatjon Softa në një intervistë të dhënë për Fax News ka folur në lidhje me sigurinë rrugore në vendin tonë.

Në intervistën e tij me gazetaren Eliana Hoxha, ai është shprehur se standarti i akseve rrugore në vendin tonë mund të jetë dhe shkaku kryesor i aksidentëve.

Ndër të tjera ai ka theksuar se shumë rrugë në vendin tonë nuk e kanë nuk e kanë infrastruktrurën sipas standartit të BE.

Gjithashtu ai thekson se është e rëndësishme që për të parandaluar aksidentet është me rëndësi që të luhet një rol ndërgjegjësimi nga policia dhe nga mediat.

Ndërgjegjësimi i qytetareve është përgjegjësi e shtetit është ai rregullatori që ka, duke filluar nga autoriteteti i rrugëve dhe institucionet e tjera. Shoferet jashtë tregojnë kujdes nga ndëshkimet ndërsa sapo futen në vendin tonë i neglizhojnë. Roli edukues mund të bëhet por duhet që të jetë edhe përmes mediave të paguaje qeveria në të gjithë mediat që të jepen raste aksidentesh për të bërë të mundur edhe shkeljet për secilin rast. Gjithashtu ndërgjegjësimi duhet të bëhet edhe nëpër shkolla. Aksidentet nuk kanë të bëjnë vetëm me automjhetet por edhe me kembesoret ku duhet që të lejohet aksi rrugës. Kjo bëhet përmes një fushate ndëshkuese nga policia e shtetit. Policia e Shtetit duhet që të ketë punonjës monitor që të bëjë të mundur ndëshkimin e shoferëve që shkelin rregullin tek vijat e bardha që në momentin që kalo këmbësori nuk ndalo. Vija e bardhe kur kalo kembesori është semafor. Kujtojmë se sipas një raporti të dundit ka 23 të vdekur me motorret dhe 8 me biçikleta”, ka thënë ai.