Reshjet e dendura të shiut nuk bllokuan qarkullimin në akset kryesore.

 

Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, të gjitha rrugët nacionale janë të kalueshme pa probleme. I vetmi aks ku po kryhen devijime në rrugë alternative është ai Dedaj-Razëm në Malësinë e Madhe.

 

Ndërkohë, në aksin Tamarë-Vermosh dhe Qafë Thore-Theth ka pasur reshje dëbore dhe po punohet për pastrimin e tyre.

 

Autoriteti Rrugor ka ndërhyrë me borëpastruese për të mbajtur të hapur akset kombëtare dhe ato rurale. Nga drejtuesit e mjeteve kërkohet që në ditët me shi dhe në zonat me dëborë të tregohen më të kujdesshëm duke ulur shpejtësinë.

 

 

Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka rënë intensiteti i reshjeve të shiut në të gjithë vendin duke sjellë një qetësim të situatës

 

Për momentin vetëm në aksin Dedaj-Razëm vazhdon devijimi për në rrugën alternative.

 

Kontraktorët me mjete e punëtorë janë në terren për të mbajtur qarkullimin në normalitet

 

Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me shi, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.