Aksi Elbasan-Papër, si pasojë e reshjeve intensive të dëborës është bërë shumë i rrezikshëm për drejtuesit e automjeteve.

Gazetari Aldo Kozare raporton për ABC se, autoritetet në Elbasan nuk kanë bërë asgjë për të marrë masat ndërsa gjatë gjithë këtij segmenti mungojnë patrullat e policisë dhe ato të mirëmbajtjes së rrugës.

Në rrugë nuk janë hedhur skorie dhe kripë duke bërë këtë segment tepër të rrezikshëm. Ndërkohë, në fshatin në fshatin Shelcan, 6 automjete kanë dalë nga rruga. Për pasojë, ka vetëm dëme materiale dhe lëndime të lehta për drejtuesit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re