Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka parë nga afër rrugën Korçë – Ersekë, e cila është shembur dy hera brenda muajit.

Meta është shprehur se ai një gjë të tillë e ka paralajmëruar disa javë më parë, pasi kishte kaluar në atë aks, duke shtuar se kushdo që ka kaluar në atë rrugë e ka kuptuar që nuk ka lidhje me standardet e një rruge të re.

Ai shton se rruga mbart rreziqet për qytetarët, duke bërë thirrje që  punimet në këtë rrugë dhe në rrugë të tjera si kjo të hetohen.

Kreu i PL theksoi se rrugët janë mjeti kryesor i Edi Ramës për të justifikua  vjedhjen e miliona eurove.

Ilir Meta: Me vjen keq që ndodhem sot këtu, në të ashtëquajturën rrugë të re Korce -Erseke, ku para dy ditësh ka ndodhur edhe shembja e dytë. Duke treguar edhe njëherë tjetër që nuk ishte rastësi shembja që ndodhi disa javë më parë dhe që e paralajmërova, sepse pati rastin ta bëjë këtë rrugë si shofer.

Kushdo që ka kaluar e ka kuptuar që kjo është një vepër që nuk ka lidhje me standardet e një rrugë te re, të qëndrueshme dhe të sigurtë.

Kjo është një rrugë që mbart rreziqe në cdo moment. Rrugët janë një nga mjetet kryesore te Ramës për të justifikuar vjedhjen e miliona eurove.

E domosdoshme te hetohen punimet në kete rrugë dhe në rruget e tjera. Ka pasur aksidente ku kanë humbur jetën qytetare, dhe janë manipuluar, pasi janë shkaktuar nga mungesa e cilësisë së rrugëve.

Këto qindra milion euro duhet të kishin shkuar për rritjen e pensioneve, për rritjen e pagave për mesuesit dhe të tjerët, në mënyrë që të rinjtë të mos ikin nga vendi.

Rrugët janë  viktimat kryesore të korrupsionit. Këto rrugë nuk mbarojnë kurrë dhe çdo ditë gëlltisin qindra milion euro  nga taksat e shqiptarëve, për llogari të Ramës dhe klientëve të tij.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re