Shembja e gurëve masivë tek ‘Kthesa e Dragostunjës’ ka bllokuar paafat lëvizjen drejt juglindjes.

Aksi Librazhd-Qafë Thanë është e vetmja rrugë nacionale për të shkuar drejt Korçës e më tej drejt Maqedonisë së Veriut.

Në lidhje me këtë situatë ka reaguar deputetja e Partisë Demokratike për qarkun Korçë, Ledina Alolli, e sipas saj ky është ‘bilanci’ i rrugëve të Edi Ramës.

Reagimi i deputetes së PD, Ledina Alolli:

Aksi kombëtar Librazhd–Prrenjas i bllokuar.

Një arterie jetike e Juglindjes e paralizuar nga papërgjegjshmëria dhe korrupsioni. Qytetarë të izoluar, jetë në rrezik.

Ky është bilanci i “rrugëve” të Edi Ramës dhe menaxhimit të dështuar të Belinda Ballukut.

Miliona euro beton, zero siguri, zero përgjegjësi.

LEXO EDHE: Rrëshqitja e dherave dhe gurëve bllokon aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia apel për shmangie të qarkullimit

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re