Tre anëtarë të forcave të armatosura amerikane, kanë humbur jetën, kur aeroplani me të cilin fluturonin u rrëzua në Detin e Filipineve.
Flota e Shtatë e Marinës amerikane ka njoftuar se familjet e nënkolonelit Steven Combs, pilotit Bryan Grosso nga Florida dhe pilot i Matthew Chialastri nga Luiziana, janë njoftuar për vdekjet e familjarëve të tyre pas aksidentit ajror.
“Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e tyre”, tha admirali Phil Sawyer, komandant i Flotës së Shtatë të SHBA-ve.
“Shërbimi dhe sakrifica e tyre do të zgjasin në Flotën e Shtatë dhe ne do të vazhdojmë të qëndrojmë vigjilentë për ta, ashtu siç ishin ata me guxim për të gjithë ne”, tha ai./KP/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re