Skip to content

Aksident ajroro-tokësor në Indi: avioni shqyhet në pistë, jetëhumbje e të plagosur (pamje)

indija avion nesreca august2020 twitter

Një aeroplan që transportonte më shumë se 190 pasagjerë nga Dubai rrëshqiti në pistën e aeroportit Kozhikode në Kerala, Indi. Fotografitë e para nga rrjetet sociale tregojnë se si avioni u përgjysmua. Të paktën 16 njerëz u vranë dhe 123 u plagosën.

Aksidenti ndodhi në një kohë kur shiu i madh po binte në atë pjesë të Indisë.

Lajmi u konfirmua edhe nga ish-ministri i Turizmit Alphons Kannanthanam. Ai shkroi në Twitter: “Tragjedia e dytë e ditës në Kerala: Air India Express rrëshqiti jashtë pistës në Kozhikode. Pjesa e përparme e avionit u shkëput, pilotët u vranë dhe shumë pasagjerë u plagosën. Të gjithë u evakuuan. Për fat të mirë, nuk kishte zjarr”.

Autoriteti i Aviacionit Civil tha se “Air India Express AXB1344, B737 me 191 pasagjerë, gjatë shiut të fortë pasi zbriti në pistën 10 ra dhe u përgjysmua.”

Kthimi i emigrantëve nga vendet e huaja

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë në Kerala, Loknath Behra tha: “Prioriteti është evakuimi, siguria dhe trajtimi i udhëtarëve në aeroplan”.

Avioni Air India Express ishte pjesë e një iniciative për kthimin e mërgimtarëve nga vendet e huaja.

Areoplani transferonte qytetarët indianë nga vendet e tjera, ku ata u bllokuan për shkak të pandemisë koronare.

Kjo është tragjedia e dytë sot, sipas policisë, për shkak të sezonit monsoon. Përkatësisht, të paktën 13 njerëz u vranë në një rrëshqitje në toke që ndodhi në Idukki (gjithashtu zona e Keralas) për shkak të reshjeve të mëdha të shiut.

Dubai Kozhikode Air India Express flight crashes 190 people on board ! pic.twitter.com/xFNbqkWaw6

— Neeta Sharma (@NEETAS11) August 7, 2020

Kerala: An #AirIndia Express plane skidded during landing at Karipur Airport, Kozhikode. pic.twitter.com/DSzbTzATXp

— Amit Chaubey (@amits719) August 7, 2020