Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Lezhë-Shkodër.

 

Sipas të dhënave të para, në afërsi të Kallmetit, një automjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur 7 persona, 4 prej tyre thuhet se janë në gjendje të rëndë.

 

Në gjendje kritike raportohet se ndodhen një fëmijë, një burrë dhe dy gra.

 

Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Lezhës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re