Nje grua ne Sarande ka shpetuar mrekullisht nga vdekja ndersa ndodhej ne trotuar buze rruges. Nje kamion, godet nje veture te parkuar ne ane te rruges te cilen e shtyn disa metra me tej. Ajo qe e pesoi ne përfundim ishte 50 vjecarja nga Saranda e cila ndodhej pas autovetures, ne pritje per te kaluar ne anen tjeter te rruges. Lidhur me kete ngjarje policia njoftoi se ka shoqeruar drejtuesin e kamionit dhe ka nisur hetimin per rrethanat e aksidentit.

Po mbrëmjen e se henes ne Deshiran te Belshit, nje 74 vjecar humbi jeten pasi zetori qe drejtonte eshte përmbysur duke e zene nen vete.

Ndersa ne aksin Lezhe-Shkoder, tek vendi i quajtur kryqezimi i Balldrenit nje 60 vjecar qe levizte me motor humbi jeten pasi u godit nga nje furgon.

Ne mbremje nje 79 vjecar nderroi jete ne aksin Elbasan-Librazhd, prane fshatit Mengel, pasi u godit per vdekje nga nje makine, ndersa ecte ne rruge si kembesor./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re