Skip to content

Aksident FATAL në aksin Peqin-Elbasan! Përplaset për VDEKJE punonjësi i pastrimit

sdasdsads 1

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Peqin–Elbasan, ku një aksident i rëndë mes një furgoni dhe një makine pastrimi ka shkaktuar humbjen e jetës së një punonjësi të pastrimit.

Sipas raportimeve nga vendngjarja, përplasja ka qenë shumë e fortë. Punonjësi Bedri Dedej që ndodhej pranë automjetit të pastrimit në momentin kur u godit dhe ndërroi jetë në vend si pasojë e plagëve të marra.

Policia dhe shërbimet emergjente kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet dhe përgjegjësitë e aksidentit.