Skip to content

Aksident fatal në Fier! 81-vjeçari bie në kanal teksa lëvizte me biçikletë

640 0 1732618956xambulance 310

Një 81-vjeçar ka ndërruar jetë në fshatin Kafaraj të Fierit, pasi teksa ecte me biçikletë dyshohet se ka rënë në një kanal.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori për vlerësim pasi ditën e djeshme, në fshatin Kafaraj, shtetasi F. T., 81 vjeç, dyshohet duke drejtuar biçikletën, ka rënë në një kanal dhe për pasojë ka humbur jetën.