Skip to content

Aksident fatal në Tiranë, makina përplas për vdekje këmbësoren

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Tiranë, në zonën e ish-Sheshit Shqiponja, ku një automjet tip BMW ka përplasur një këmbësore, rreth 50 vjeçare.

Përplasja ka qenë fatale, duke i marrë jetën viktimës në vend.

Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.