Një aksident ka ndodhur gjatë natës në aksin e vjetër rrugor Droje-Fushë Krujë.

Burime bëjnë me dije se një trajler ka dalë nga rruga duke përfunduar në anë të saj.

Për pasojë ka mbetur i plagosur shoferi Artur Sinani, 52-vjeç.

Ai është dërguar në spitalin e Traumës ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

 

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re