Një punëtor është aksidentuar në punë e sipër në një pallat në ndërtim në kryeqytet.

Policia e Tiranës në informacionin paraprak për ngjarjen bën me dije se aksidenti në pune ka ndodhur rreth orës 11:35, në rrugën ” Ibrahim Rugova”, ku po ndërtohet një pallat i ri.

“Shtetasit Xh.D ., 41 vjeç, punëtor, i ka rënë një gur në trup, i cili është dërguar menjëherë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën”– njofton policia.

Tiranë/Informacion paraprak

Sot, me datë 10.02.2020, rreth orës 11:35, në rrugën ” Ibrahim Rugova”, ku po ndërtohet një pallat i ri, shtetasit Xh.D ., 41 vjeç , punëtor, i ka rënë një gur në trup, i cili është dërguar menjëherë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re