Skip to content

Aksident i dyfishtë në Sarandë, plagosen dy drejtuesit e mjeteve

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në Urën e Gajdarit në hyrje të qytetit të Sarandës.

Dy mjete janë përplasur me njeri tjetrin. Nga aksidenti, mësohet se të dy drejtuesit e mjeteve janë transportuar në spital.

Sipas bluzave te bardha, njëri prej drejtuesve, i identifikuar si Geart Çoçka ka pasur nje goditje në koke, ndërsa është jashte rrezikut për jetën. Edhe drejtuesi tjetër nuk paraqet probleme shëndetësore.

Ende nuk dihet cili ka qenë shkaku i aksidentit, ndersa specialistët e qarkullimit rrugor ndodhen në vendngjarje./