Skip to content

Aksident i frikshëm në ‘Ishullin e VIP-ave’ në Itali/ Minibusi del nga rruga dhe përfundon pranë pushuesve në plazh

Një aksident i frikshëm është regjistruar në Capri të Italisë.

Mediat italiane shkruajnë se një minibus që po transportonte 10 persona, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar 6 metra poshtë saj.

Policia sqaron se janë plagosur disa persona, por deri më tani, njëri prej tyre është në gjendje të rëndë.

Ngjarja ka ndodhur eksaktësisht në zonën e plazhit publik të Marina Grande. Për fat të mirë, nuk ka të lënduar në mesin e pushuesve, pasi minibusi përfundoi vetëm pak metra larg tyre.

Bus 🚌 di linea precipita a #Capri su un lido di #MarinaGrande. Ci sono feriti #TgrCampania #Tgr pic.twitter.com/L9lZOJBTgb

— Antonello Perillo (@anperillo) July 22, 2021

/faxweb