Një aksident i rëndë ka ndodhur në Klinë të Pejës në Kosovë, ku siç shihet dhe nga fotot e siguruara një autveturë është e shkatërruar plotësisht dhe e shkrumbuar nga flakët.

Shtatë persona janë lënduar si pasojë e aksidentit, 4 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.

Zëdhënësi i Policisë në rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka dhënë detaj në lidhje me personat e lënduar, ku thekson se personat në gjendje të rëndë janë dërguar për shërbim më të specializuar në Spitalin Rajonal të Pejës.

“Si pasojë e aksidentit, shtatë persona kanë marrë lëndime trupore. Katër nga ta kanë lëndime më të rënda dhe janë dërguar në Ëmergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës, ndërkaq tre të tjerët me lëndime më të lehta janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë”, ka deklaruar Gashi.

Ndërkohë, Gashi ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur sot në orën 12:19.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re