Një aksident i trefishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Lezhë.

3 makina janë përplasur në Lagjen Gura të Lezhës.

Sipas të dhënave nga aksidenti kanë mbetur i lënduar drejtuesi i një prej automjeteve, Bardhok Marku është dërguar drejt spitalit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë bëhet me dije se rruga e vjetër Lezhë-Milot qëndron e bllokuar.

Policia e cila ka mbërritur menjëhere në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethaneve të  ngjarjes.

Njoftim policie

Lezhë / Informacion paraprak

Në lagjen “Gurra” në qytet Lezhë, janë përplasur 3 automjete.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i njërit prej automjeteve shtetasi B. M. i cili ndodhet në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re