Një aksident është shënuar pak minuta më parë në qytetin e Vlorës, ku janë përfshirë tre automjete. Tre persona kanë mbetur të plagosur, ku njëri prej tyre është në gjendje më të rëndë.

Në aksident janë përplasur makina Benz me targa AA 026 XA dhe Peugeot me targa AA 134 VD.

Si pasojë e goditjes së fortë, kanë përplasur dhe një automjet të tretë që ka qenë i parkuar. Në vendin e ngjarjes përpos policisë ka mbërritur edhe zjarrfikësja, pasi një nga makinat ishte benzinë-gaz dhe rrezikonte të shpërthente në flakë.

Aksidenti ka ndodhur në një kryqëzim në rrugën e re të Vlorës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re