Një aksident i frikshëm automobilistik i ndodhur pak ditë më parë në një autostradë në SHBA po bën xhiron e internetit orët e fundit.

Aksidenti i ndodhur në autostradën “Ronald Reagan” në Los Angeles është kapur nga një kamerë makine, e cila po e ndiqte.

Siç shihet edhe në video, një veturë e markës Kia Soul kalon pranë një makine tip kamionçinë. Në atë moment, goma e përparme e kamionçinës del nga boshti dhe godet Kia Soul, e cila hidhet në ajër për t’u përplasur më pas në rrugë.

Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka pasur të lënduar të rëndë. Shoferi i kamionçinës ishte në gjendje të ndalonte në mënyrë të sigurtë jashtë autostradës, tha policia, ndërsa shoferi i Soul pësoi lëndime të lehta. /teheshi.com/

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re