Një aksident ka ndodhur në rrugën e Uznovës,në vendin e quajtur “Divizioni”. Mjeti tip BMW,me targa AA 533 UV,është përplasur me mjetin tip Golf,me targa AB 042 LT.Si pasojë e përplasjes,që ka qënë e fuqishme,dy mjetet kanë dalë jashtë rruge, në dy kahe të kundërta. Në aksident është përfshirë edhe një mjet tip Ford Fokus,me targa AA 218 RU,që ishte i parkuar në rrugë.Si pasojë e aksidentit janë plagosur: drejtuesi i mjetit BMW 29-vjeçari Ardit Dodoveci she shtetasit Kaliopi Ibro,24-vjeçe dhe Elvi Hila,17-vjeç, që udhëtonin në mjetin tip Golf.Të plagosurit janë transportuar drejt Spiralit Rajonal.Berat,ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve,të cilët konfirmojnë se të tre janë jashtë rrezikut për jetën.Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të policisë rrugore,që po kryejnë kqyrjen e vendngjarjes.
