Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Shkozet-Kavajë.

Burime bëjnë me dije se në aksident janë përfshirë katër mjete dhe për pasojë kanë mbetur të lënduar 7 persona.

Nga të lënduarit, 4 janë drejtues mjetesh dhe 3 të tjerët, pasagjerë.

Policia dhe ambulanca ndodhen në vendngjarje

Ka nisur puna për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 20:10, në lagjen nr. 13 Durrës, në aksin rrugor Plepa-Kavajë, janë përplasur 4 automjete me drejtues shtetasit A. D., G. L., E. M., dhe E. H.

Si pasojë e përplasjes kanë shkuar për kontroll mjekësor në spitalin rajonal në Durrës, 6 shtetas pa probleme për jetën, ndërsa shtetasja Xh. H., 61 vjeçe është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të përplasjes së automjeteve.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re