Një aksident i katërfishtë me pasojë disa të plagosur ndodhi këtë pasdite në Plepa të Durrësit.

Në spital janë dërguar 8 persona, mes të cilëve një grua është në gjendje të rëndë. Burime nga policia dhe spitali i Durrësit bëjnë të ditur se mes të plagosurve janë dhe 3 fëmijë, por të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërkohë që pritet njoftimi zyrtar i policisë dhe zbardhja e ngjarjes nga grupi hetimor.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re