Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në aksin rrugor Borsh–Fterrë, ku një makinë tip “Toyota” për arsye ende ta paditura ka dalë nga rruga duke përfunduar në një kanal anësor.

Policia e Sarandës njofton se në automjetin e aksidentuar udhëtonin tre shtetas, konkretisht R. X., V. Th., dhe E. M., rreth 47 vjeç, ky i fundit (punonjës policie), i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje, si pasojë e dëmtimeve të marra.

Ndërkohë që dy shtetasit e tjerë janë dërguar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Njoftimi i policisë

Sarandë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 12:00, në aksin rrugor Borsh–Fterrë, drejtuesi i një automjeti tip “Toyota” dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe si pasojë, ka dalë nga rruga duke përfunduar në një kanal anësor.

Në automjet udhëtonin tre shtetas, konkretisht R. X., V. Th., dhe E. M., rreth 47 vjeç, ky i fundit (punonjës policie), i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje, si pasojë e dëmtimeve të marra.

Dy shtetasit e tjerë janë dërguar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, si dhe përcaktimin e drejtuesit të mjetit në momentin e ngjarjes.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko