Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në zonën e Astirit në kryeqytet. Dy automjete dhe një motor janë përfshirë në aksident.

Për pasojë, janë lënduar tre persona, të cilët janë dërguar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore. Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje për të zbardhur motivet e ngjarjes.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re