Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në dalje të qytetit të Shkodrës. Një autoveturë është përplāsur me një motor, ku për pasojë ka mbeturi i vdekur drejtuesi i motorit. Vīktima quhet Elton Lishi.

Në vendngjarje ndodhet policia, e cila po heton mbi rrethanat e këtij aksidenti.

Shkodër/Informacion Paraprak

Më datë 16.07.2020, rreth orës 19:00, në lagjen “Liria”, Shkodër, motorçikleta me drejtues shtetasin E. L. 36 vjeç, banues në lagjen Qemal Stafa, Shkodër, është përplāsur me mjetin Audi, me drejtues shtetasin A. M, 50 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Ri, Shkodër.

Si pasojë është dëmtuar drjtuesi i motorçikletës, i cili ndërroi jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re