Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur pasditen e së dielës në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Përparimaj.

Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, duke përfunduar jashtë rrugës.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur 5 persona, nga të cilët mësohet se 3 ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, ndërsa si pasojë e përplasjes është krijuar edhe trafik i madh në këtë aks rrugor.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re