Skip to content

Aksident i rëndë në aksin Fier-Lushnje, përplasen katër makina! Dyshohet se një gomar i preu rrugën mjeteve

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Fier-Lushnje, ku janë përfshirë katër automjete.

Mësohet se shkak për aksidentin e rëndë është bërë një gomar, i cili dyshohet se i ka prerë rrugën makinave.

Menjëherë ne vendngjarje ka mbërritur policia për të zbardhur shkaqet si dhe një automjet zjarrfikës, që po punon për të pastruar rrugën nga mbetjet e këtij aksidenti.

Ndërkohë nuk raportohet për persona të plagosur ndërsa nga përplasja ka vetëm dëme të konsiderueshme materiale.

“”