Skip to content

Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë-Vorë, automjeti përplas motorin e picave dhe largohet nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të diele në rrugën që lidh Fushë Krujën me Vorën.

Bëhet me dije se një person ka mbetur i plagosur pasi një automjet ka goditur një motor picash.

Për rrjedhojë, drejtuesi i motorit ka mbetur i plagosur rëndë. I plagosuri është dërguar menjëherë në Spitalin e Traumës.

Personi që ka goditur motorin është larguar nga vendngjarja.
(R.G/Faxweb.al)

/faxweb