Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Korçë – Ersekë, në afërsi të fshatit Dvoran.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një automjet ka humbur kontrollin duke përfunduar në parcelat anash rrugës.
Raportohet e për pasojë është plagosur drejtuesi i mjetit, shtetasi me iniciale V. Sh., i po merr mjekim në spitalin e Korçës, në gjendje të rëndë shëndetsore.
Korçë/ Informacion paraprak
Rreth orës 20:35 në aksin rrugor “Korçë- Ersekë”, në fshatin Dvoran, shtetasi V. Sh., duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Nga aksidenti është dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi V. Sh., i cili po merr mjekim në spital, në gjendje të rëndë shëndetsore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.