Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Levan-Tepelenë ku një automjet tip “Benz” i drejtuar nga shtetasi Indrit Rushitaj është përplasur me mjetin tip “BMË” me drejtues shtetasin Fatjon Lala.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i vdekur shtetasi 37 vjeçar Indrit Rushitaj dhe është plagosur shtetasi Fatjon Lalaj.

Njoftimi i Plotë:

Mallakastër/Informacion paraprak

Sot rreth orës 18:45, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Ziaj, shtetasi I. R., 37 vjeç, banues në Fratar, duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me automjetin tip “Bmw” me drejtues shtetasin F. L., 34 vjeç, banues në Çorrush, Mallakastër.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi Indrit Rushaj dhe është dëmtuar e ndodhet në spital shtetasi Fatjon Lalaj.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re