Skip to content

Aksident i rëndë në aksin Levan-Vlorë, autovetura shtyp për vdekje kalimtarin rreth 50-vjeç

Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Levan-Vlorë rreth orës 22:20 të mbrëmjes së sotme, ku një automjet me drejtues shtetasin Y. Xh., ka aksidentuar për vdekje një këmbësor të moshës rreth 50-vjeç, Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit, ndërkohë që vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i plotë i policisë: Vlorë/Informacion paraprak

Në orën 22:20, në autostradën Levan-Vlorë, një automjet, me drejtues shtetasin Y. Xh., ka aksidentuar një  këmbësor ende të pa identifikuar, rreth 50 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/faxweb