Skip to content

Aksident i rëndë në aksin Lezhë–Shkodër, shoferi i taksisë në gjendje kritike

Aksident në aksin rrugor Lezhë-Shkodër tek degëzimi i parë në hyrje të Lezhës.

Automjeti taksi përplaset me mjetin kamion që mbledh mbeturinat në zonë.

Si pasojë e përplasjes shoferi i automjetit taksi u bllokua në mjet nga përplasja dhe është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e Lezhës.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po mbledh prova materiale nga shkaqet e këtij aksidenti të rëndë që ndodhi në mesnatë.