Skip to content

Aksident i rëndë në aksin Librazhd-Prrenjas, 40-vjeçari rumun humb kontrollin e makinës dhe del nga rruga, niset me urgjencë në spital

FOTO ILUSTRUESE

Librazhd/ Informacion paraprak

Më datë 18.07.2021, rreth orës 11:30, në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas, në fshatin Pishkash, mjeti tip “Hyundai”, me drejtues shtetasin A.B., 40 vjeç, me shtetesi rumune, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe për pasojë është plagosur drejtuesi i mjetit i cili është transportuar në Spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaktut të aksidentit.

/faxweb