Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën e Kombit, në aksin Milot-Rrëshen.

Burimet policore bëjnë me dije se nga aksidenti dyshohet se kanë mbetur të vdekur tre persona. Po ashtu ka edhe të plagosur.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të Rubikut, ndërsa shkaqet e tij janë ende të paqarta.

Burime bëjnë me dije se në aksident janë përfshirë dy mjete me targa kosovare, prej të cilëve një kamion dhe një tip “Citroen”.

Grupi hetimor dhe shërbimi zjarrfikës ndodhen në vendngjarje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re