Skip to content

Aksident i rëndë në aksin Peqin-Elbasan, një person humb jetën, ka disa të plagosur

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premte në aksin Peqin-Elbasan, ku jane perfshire nje kamioncine dhe nje mjet tip Ford.

Raportohet se një person i seksit mashkull ka humbur jetën si pasojë e aksidentit, i cili po udhetonte ne mjetin Ford. Ai eshte Ardjan Xhaja, punonjes i policise burgu i Peqinit.

Nderkohe të plagosur kanë mbetur 6 persona të tjerë: Adem Senja, 53; Nazmi Hysa, 60; Gëzim Baku, 60; Marius Hysa; Kudred Hasa, 27; Maksim Ranxha, 50.

Policia është nisur menjëherë drejt vendit të ngjarjes, fshati Lazaren, për të hetuar rrethanat e aksidentit.

Njoftimi i policise:

Peqin/ Informacion paraprak

Më datë 11.06.2021, rreth  orës 21:20, në aksin rrugor  Elbasan-Peqin, në fshatin Lazaren,  Peqin, janë përplasur mjetet Kamioçin dhe mjeti tip “Ford”,  si pasojë e aksidentit ka ndëruar jetë pasagjeri në mjetin  tip ” Ford”.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaktut të aksidentit.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb