Skip to content

Aksident i rëndë në aksin Peqin–Rrogozhinë, dy të huaj në gjendje kritike

Rreth orës 13:40 të ditës së sotme në aksin e rrugës kombëtare Peqin-Rrogozhinë ka ndodhur një aksident i rëndë rrugor.

Në aksident janë përfshirë një automjet i tonazhit të rëndë dhe një tjetër automjet i vogël.
Rrethanat e aksidentit nuk janë ende të qarta, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë mbërritur disa ambulanca dhe forca të policisë, të cilat po punojnë për të bërë të mundur transportimin e të lënduarve dhe normalizimin e qarkullimit në këtë segment

Ndërkohë, qarkullimi në këtë aks rrugor është rënduar për shkak të ngjarjes.