Një aksident I rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në aksin Shkodër-Hani Hotit.
Aksidenti ka ndodhur në zonën e Vrakes, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Paraprakisht dyshohet për 4 persona të lënduar rëndë. Megjithatë pritet njoftimi nga ana e policisë në lidhje me aksidentin.