Një aksident i rëndë është regjistruar sot në aksin Shkodër-Koplik, ku një person ka ndërruar jetë dhe tre të tjerë janë plagosur.
Ngjarja ndodhi paraditen e sotme.
Personat e plagosur ndodhen në spitalin e Shkodrës.
Siç shihet edhe nga pamjet, dy makinat e përfshira në aksident, njëra prej tyre ka dalë nga rruga, janë shkatërruar thuajse totalisht nga goditja e cila ka rezultuar shumë e madhe.
