Skip to content

Aksident i rëndë në aksin Vlorë-Levan, dyshohet për viktima

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Vlorë-Levan, ku bëhet me dije se ka humbur jetën një shtetase ende e paidentifikuar.

Burime për FaxNews bëjnë me dije se personi që ka ndërruar jetë është një shtetase 25-vjeçare, ndërkohë që ka mbetur e plagosur një 22-vjeç.

Trupi i viktimës është gjetur rreth 400m larg automjetit çka dëshmon dhe fuqinë e goditjes së dy automjeteve.

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Kripa” dhe siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga FaxNews përplasja midis dy mjeteve ka qenë shumë e fortë ku njëri prej tyre është batuar në anë të rrugës.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, ndërkohë që grupi hetimor dhe  policia kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Vijon…

/faxweb