Skip to content

Aksident i rëndë në autostradën Levan-Tepelenë: Motorri përplaset me automjetin, lëndohet drejtuesi i motorrit

5918b6ba9d736b8886258b2c1cf42020
 Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në autostradën Levan – Tepelenë , në vendin e quajtur Kafaraj .
Një automjet është përplasur me një motorr dhe si pasoje e përplasjes së fortë ka mbetur i lënduar drejtuesi i motorrit.
Ai është transportuar drejt Spitalit Rajonal Fier , ku po merr ndihmën e nevojshme mjekęsore ndërsa burimet bëjnë me dije se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhet dhe policia së bashku me grupin hetimor , të cilët po punojnë për zbardhjen e dinamikës së aksidentit dhe disiplinimin e trafikut.