Skip to content

Aksident i rëndë në Ballsh, 18-vjeçari përplas me makinë një 7-vjeçare

640 0 ambulanca 1024x585 1725099789 1

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Ballsh, ku ka mbetur e plagosur një vajzë e mitur.

Sipas policisë, një makinë e drejtuar nga një 18-vjeçar ka përplasur një vajzë të mitur 7-vjeçe.

Ajo është transportuar me urgjencë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa shoferi i makinës është shoqëruar në komisariat. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.