Skip to content

Aksident i rëndë në Baypass-in e Fierit, mjeti del nga rruga! Humb jetën pasagjeri, u gjet pak metra larg vendit të ngjarjes! Drejtuesi te Trauma

d86c99e2 17b5 47ec 88df 606622ee180d 1 1140x570 1

Fier-Një aksident me vdekje është shënuar sot në Baypass-in e Fierit, ne vendin e quajtur ‘Kryqëzimi i Pojanit’.

Burime për Berati Tv bëjnë me dije se një makinë tip ‘BMV’ ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka mbetur i plagosur shoferi i cili është dërguar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Ndërkohë disa metra larg vendit të aksidentit është gjetur dhe një viktimë i konfirmuar si Genti Çela që dyshohet të ketë qenë pasagjer.