Një aksident i rëndë ka ndodhur natën e të martës në qendër të qytetit të Beratit,disa metra larg Drejtorisë Vendore të Policisë Berat.

Një 70-vjeçar, që po qarkullonte me biçikletë në vijat e bardha, është përplasur dhe hedhur nē ajër nga një automjet tip Benz Mercedes me targa AB 586 BD, që drejtohej nga një 18-vjeçar.

Pas përplasjes, i moshuari Muharrem Kadëna, 70-vjeç, ka rënë pa ndjenja në rrugë dhe është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat. Burime spitalore bëjnë me dije se, i plagosuri është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, pasi gjendja e tij është kritike pasi ka pësuar emoragji të brendshme.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, që po kryejnë veprimet në vendngjarje, ndërkohë që është shoqëruar në polici drejtuesi i mjetit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re