Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Moravë të Beratit, ku për shkak të përplasjes së dy automjeteve ka ndërruar jetë njëri prej drejtuesve.
Burime bëjnë me dije se viktima është 50-vjeçari Eduart Ismaili, i cili ka ndërruar jetë në spital.
Siç shihet edhe nga pamjet, mjeti me të cilin lëvizte viktima ka përfunduar në kanalin anash rrugës, ndërsa është shkatërruar thuajse plotësisht nga përplasja.
Ndërkohë, drejtuesi i mjetit tjetër është 31-vjeçari me iniciale F.P., i cili nuk ka pësuar dëmtime nga aksidenti.